Pogradec: Tenton të vrasë fqinjin dhe bashkëshorten e tij, pranga 58-vjeçarit

Pogradec: Tenton të vrasë fqinjin dhe bashkëshorten e tij, pranga

Policia e Pogradecit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy shtetasve Izet Hoxhallari dhe Ilir Jolldashi.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:

''Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë "Zastava" në drejtim të tyre'', thuhet në njoftimin e policisë.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Vrasja me dashje mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

EMISIONET