Një 31-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Pogradec, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale I. M., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

"Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

/Ora News.tv/