Po shkëlqen, zbulohet paga "qesharake" që fiton Strakosha tek Lazio

Po shkëlqen, zbulohet paga "qesharake" që fiton Strakosha

Thomas Strakosha prej 3 vitesh është portieri titullar tek skuadra e Lazios duke rezultuar vendimtar me paraqitjet e tij.

Portieri i kombëtares shqiptare është padiskutim një nga më të mirët në Serie A në rolin e tij. Sipas medies prestigjioze në Itali, "Tuttosport" Strakosha aktualisht përfiton 1 milionë euro në sezon. Në shifër e konsideruar e ulët në raport me rendimentin e futbollistit 24-vjeçar. 

Për Strakoshën interesimi nga Juventusi por edhe disa prej klubeve prestigjioze në Premier League nuk ka munguar. Gardiani i bardhekaltërve vlerësohet rreth 45 milionë euro në tregun e transferimeve.

EMISIONET