“Po mendoja ç’lidhje kam me këtë punë”, Eglein Laknori tregon momentin më të vështirë në skenë

“Po mendoja ç’lidhje kam me këtë punë”,

I ftuari i parë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ka qenë aktori karizmatik, Eglein Laknori apo siç njihet me emrin e tij të shkurtër, Egi. Pasi shkëmbeu shumë batuta, me moderatoren Ester Bylyku, ai vendosi të ndajë edhe disa momente të sikletshme nga skena.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë në skenë? Të gjithë e kanë një.

Eglein Laknori (Egi):  Po të tregoj sinqerisht. Kur kam qenë në Portokalli, sapo kisha filluar, sepse kam qenë një sezon atje, në çdo puntatë që xhirohej portokallia, gjithmonë kam pasur një emocion të jashtzakonshëm. Arrija të shikoja zemrën që po më dilte nga vendi. Vetëm këtë mbaj mend, dhe thoja: “Po ti, ç’lidhje ke me këtë punë?” Këto kanë momentet më të vështira derisa fillova të krijoja imunitet se përvoja të bën që të fitosh imuntet. 

EMISIONET