Plas në Kuvendin serb, deputetët e opozitës dhe qeverisë kapen me grushta me njëri-tjetrin

Plas në Kuvendin serb, deputetët e opozitës dhe qeverisë

Edhe pse OBSH-së rekomandon distancim fizik, kjo nuk i ka penguar disa deputetë serbë që të zihen me grushte para hyrjes së Kuvendit.  

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së liderit të opozitës Dverit para Kuvendit, ku pati një konflikt midis deputetëve të opozitës dhe partisë në pushtet.

Videoja tregon deputetët e Dverit të udhëhequr nga kreu i partisë Boçko Obradović duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të hyjnë në Kuvend dhe më pas i kanë sulmuar verbalist dhe fizikisht.

"Ejani këtu, ju erë e keqe, ejani këtu, mashtrues. Le ta zgjidhim tani. Populli do të gjykojë zgjebën tuaj," - bërtiti Obradović kundrejt Marijan Risticević.

Risticevic dhe deputetët e koalicionit qeverisës nuk mbetën pas dhe u hakmorën me fyerje dhe kacafytje.

EMISIONET