Planifikoi sulm terrorist në Danimarkë, 12 vjet burg për azilkërkuesin sirian

Planifikoi sulm terrorist në Danimarkë, 12 vjet burg për

Një azilkërkues sirian në Suedi është dënuar me 12 burg për  planifikimin e shpërthimit të një ose më shumë bombave në Kopenhagen dhe therjen e njerëzve të rastësishëm me thikë kuzhine.

Gjykata e qytetit të Kopenhagenit tha të hënën Moyed Al Zoebi, 32 vjeç, veproi në emër të grupit të Shtetit Islamik. Gjykata e gjeti atë fajtor muajin e kaluar.

Njeriu kishte një bashkëpunëtor, Dieab Khadigah, i cili u dënua në Gjermani në korrik 2017 me 6 vjet e gjysmë burg.

Pas një bisede në internet, ata do të mblidheshin në Kopenhagen në nëntor 2016 për sulmin.

Megjithatë, Khadigah u arrestua në Gjermani ndërsa përpiqej të hynte në Danimarkë me një çantë shpinë në të cilën u gjetën 17,000 shkrepëse, 17 bateri, fishekzjarre, dy thika kuzhine dhe gjashtë radio marrëse, të cilat ja kishte kërkuar Al Zoebi që jeton në Suedinë jugore.

Ndërsa Al Zoebi është arrestuar nga policia daneze në dhjetor të 2017-ës.

Gjykata po ashtu vendosi që Al Zoebi të dëbohet nga Danimarka sapo të kryejë dënimin.

 

 

 

EMISIONET