Piruetë me “Rolling Stones”, balerinët vallëzojnë në rrugët e boshatisura të Londrës

Piruetë me “Rolling Stones”, balerinët

Ashtu si në të gjithë sektorët edhe veprimtaritë artistike kanë qenë në presionin e pandemisë së COVID 19. Ndaj, për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të teatrove në Londër, disa shoqata bamirësie kanë organizuar një film të shkurtër ku balerinët profesionistë vallëzojnë në rrugët bosh tëLondrës me muzikën e Rolling Stones.

Nën tingujt e këngës "Living In A Ghost Town", të grupit muzikor “The Rolling Stones”, balerinët profesionistë të trupës britanike, kanë realizuar një film të shkurtër në rrugët e boshatisura të Londrës.

Ky projekt është ideuar për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të artit gjatë pandemisë globale të koronavirusit.

Solistët William Bracewell dhe Reece Clarke dhuruan një shfaqje të veçantë teksa vallëzuan në trotuaret me gurë kalldrëmi që ndriçoheshin nga rrezet e diellit.

Projekti mori jetë jashtë hyrjeve të mbyllura të disa prej teatrove më të mëdha të Londrës, përfshirë këtu “Shakespeare's Globe”, “Royal Opera House” dhe“Royal Albert Hall”.

Producentja e filmit tha se donin të sillnin në qendër të vëmendjes veprimtarinë krijuese të kërcënuar nga "presioni i COVID-19".

Filmi u drejtuanga Joanna DeFelice, Meaghan Grace Hinkis dhe Melanie Hamrick, balerinë dhe njëkohësisht partnerja e këngëtarit kryesor të “The Rolling Stones”, Mick Jagger.

Projekti synon të mbledhë fonde për “Aktrimi për të tjerët”, një rrjet prej katërmbëdhjetë shoqatash bamirësie që ofrojnë ndihmë financiare dhe mbështetje psikologjike për punonjësit e teatrit.

EMISIONET