Në Fier koronavirusi u importua nga QSUT, në Vlorë po hetohet ku u infektua burri i farmacistes

Në Fier koronavirusi u importua nga QSUT, në Vlorë po hetohet ku

Vlora regjistroi këtë të enjte 5 raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për bashkëshortin e një farmacisteje për të cilin po zhvillohet hetimi epidemiologjik  se ku është infektuar, dy të moshuar që janë raste kontakti të një familjari të tyre të infektuar më herët, 1 familjar i një gruaje në fasoneri  dhe 1 kontakt i rasteve të mëparshëm.

Në total, Vlora ka 110 raste aktive me Covid-19.

Në Fier, 2 rastet janë të vatres së re në Patos, burri i gruas 50 vjeçare dhe nusja e djalit. Nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative. Dyshohet se infeksioni është marrë nga nusja që shoqëroi të atin në QSUT i shtruar para disa ditësh atje. Nusja ndërkohë është infermiere në urgjencën e spitalit të Fierit, por ka qenë me leje për shkak të sëmundjes së të atit.

Ndërkohë në Lushnje 4 rastet e sotme janë dy nga vatrat e njohura tashmë dhe dy raste të reja.

Në rang vendi, në 24 orët e fundit raportohen 3 humbje jete dhe  82 raste të reja me Covid.

Ndërsa në spital po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive.

EMISIONET