E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora ka qenë aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj. Gjatë intervistës, Rudina ka treguar se po hap një shoqatë OJF për gratë e dhunuara dhe që nuk do ketë asnjë lloj përfitimi nga ana e saj.

Roza Lati: Ti je përfshirë në një shoqatë?

Rudina Dembacaj: Është një nismë e imja personale, është një shoqatë komplet OJF, nuk ka asnjë lloj përfitimi, unë përveçse nuk do fitoj asnjë lekë, përkundrazi do harxhoj. Një pjesë e pagesës sime si drejtuese e restorantit tim, do shkojë për këtë shoqatë që është për gratë e dhunuara.

Në momentin që unë kam bërë publike marrëdhënien me Markun, shumë vajza dhe gra më kanë shkruar edhe më kanë thënë që frymëzohen dhe më kanë shprehur dhunën që përjetojnë.

Kam shumë besim tek të gjitha shoqatat që janë bërë deri tani, por nuk jam dot pjesëmarrëse në disa shoqata që nuk i njoh, prandaj po bëj timen dhe nuk kam asnjë qëllim përfitimi.  


/Ora News.tv/