Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot në Shkodër.

Famirësisht nuk pati të lënduar, por plumbat shkaktuan panik mes qytetarëve.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Parrucë.

Burimet folën për një shkëmbim zjarri mes dy makinave, por policia e Shkodrës në njoftimin paraprak tha se një person qëlloi në ajër.

Burimet thonë të shtënat pasuan një konflikt të çastit mes disa të rinjve por për blutë e Shkodrës rrethanat jane ende të paqarta.

Grupi hetimor, ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në funksion të identifikimit të personave të përfshirë ne konflikt dhe zbardhjen e dinamikës.

Për ngjarjen reagoi edhe ish deputetja demokrate, Izmira Ulqinaku e cila akuzon kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm për situatën kriminale që po kalon kryeqendra e veriut.

Sipas demokratëve kjo situatë vjen si pasojë e marrjes në mbrojtje të bandave nga qeveritarët.

Pak ditë më parë, një grua këmbësore mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë përleshjes së armatosur të dy grupe të rinjsh.

Ndërkohë një person me probleme të shëndetit mendor në Shushicë të Elbasanit ka kërcënuar familjarët e fqinjët dhe bëri rezistencë gjatë shoqërimit në psikiatrik nga Policia.


/Ora News.tv/