Përplasja mes maturantëve dhe Komitetit për provimet, nxënësja: Duan që ne të heqim dorë nga protesta

Përplasja mes maturantëve dhe Komitetit për provimet,

Komitetit të maturës shtetërore, nuk është tërhequr as në ditën e tretë të protestës së maturës.

Për mediat është bërë e ditur se do të ketë një ndryshim të vlerësimit, ku do t’i jepet peshë tre viteve të gjimnazit

“Kam gjykuar që të rishihet edhe njëherë mënyra e shpërndarjes së pikëve të maturantëve dhe notave të tyre për të shmangur çdo shqetësim të maturantëve mbi notat”.

Deklarata nuk i ka ndalur maturantët që të protestojnë dhe këtë të diel para ministrisë së arsimit, për 2 orë. Protesta vazhdoi edhe në rrethe.

Duke kundërshtuar komitetin e maturës, të rinjtë i qëndrojnë strikt kërkesave të tyre

“Kemi kërkuar që të rritet diferenca e pikëve ndërmjet notave. Ajo nuk është bërë. Është edhe përqindja”.

Publikimi i tezës me përgjigjet e sakta, cilësohet si lëvizje për të zhbërë protestën.

“I themi faleminderit por duam që të na plotësohen kërkesat tona”.

Ata vlerësojnë faktin se do të kenë 30 minuta më shumë në dispozicion gjatë provimeve të ardhshme, por nuk heqin dorë nga vijimi i protestës.

“Po bëjnë sikur plotësojnë gjëra për të na zvarritur më tepër dhe për të shuar protestën tonë”.

Edhe të hënën, maturantët në kryeqytet do të protestojnë para ministrisë së arsimit në orën 13, pas përfundimit të provimit të tretë të maturës shtetërore, atë të matematikës.

turantët.

EMISIONET