Duke qenë se kjo e diel është 8 marsi, dita e gruas, Roza Lati ka ftuar në emisionin e saj “Why Not” në TV Ora Anjeza Dyrmishin dhe Xheni Karaj (përfaqësuesja e LGBTI), të cilat i bashkon një ekspozitë e cila i dedikohet gruas dhe vajzës. Gjatë intervistës Xheni Karaj ka zbuluar se është shumë xheloze dhe fanatike për partneren e vet Livian.

Roza Lati: Ti kur ke realizuar foton tënde për ekspozitën e Anjezës ke ëbrë shumë dubla.

Xheni Karaj: Doli ana ime fanatike.


Roza Lati: Xheni, thellë thellë është shumë fanatike për të dashurën e vet.

Xheni Karaj: Na ndihmoi në shumë aspekte ekspozita edhe për të zbuluar fanatizmin.

Anjeza Dyrmishi: Gjatë setit artistik, kur po bënim fotot bashkë me Livian. Livia kishte veshur një fustan me kopsa dhe unë ngaqë mu duk shumë i gjatë, unë po mundohesha të nxirrja pak mish.

Xheni Karaja: Kjo hiqte një kopsë, sa kthente kokën unë e mbyllja kopsën. 

Anjeza Dyrmishi: Nuk e prisja nga Xheni.

/Ora News.tv/