PD: Varfëria në Shqipëri është rritur në 35.2%

PD: Varfëria në Shqipëri është rritur në 35.2%

Raporti i Komisionit Evropian mbi shkallën e varfërisë në Shqipëri, sipas partisë demokratike tregon se shteti ka dështuar në kujdesin dhe politikat sociale. ish deputetja Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat tha se varfëria është rritur në 35.2%.

Oriola Pampuri: “Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët e egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.”

Vështirësitë e punësimit të personave me aftësi të kufizuar pohohen edhe nga vetë përfaqësuesit e kësaj kategorie.

Kreu i shoqatës së invalidëve, Abdullah Omuri flet për vështirësitë në punësimin e tyre.

Abdullah Omuri: "I marrim me orar të zgjatur dhe nuk i jep atë që i takon në baze të kodit të punës, ose i nxjerr edhe ditët e pushimit. Kjo e bën të pakënaqur. Ose duke kërkuar disa gjëra që janë në kundërshtim me raportin mjekësor për invalidin. Deri tani mund të them se vetëm për muajin qershor janë fitua 3 vendime gjyqi për tu kthyer në vendin e punës invalidët."

Në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, është miratuar ligji i ri për asistencën sociale, i cili ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë.

Ogerta Manastirliu: “Hiqet tavani 48 muaj për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar që futen në punë ndërkohë edhe zgjerojmë bazën për personat që invalidizohen, nuk mund të përfitonin për shkak të kontributeve të munguara në skemën e sigurimeve shoqërore."

Deri tani, personat me aftësi ndryshe e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje.

EMISIONET