Korrupsioni në Zimbabve, PD: Mërtiri në kërkim ndërkombëtar e qeveria i jep miliona euro, SPAK-u të fillojë hetimet

Korrupsioni në Zimbabve, PD: Mërtiri në kërkim

Partia Demokratike i ka kërkuar sot SPAK të hetojë biznesmenin shqiptar Klodian Mërtiri i kërkuar nga INTERPOL për korrupsion në Zimbabve dhe lidhjet e tij në Shqipëri. Ish-deputeti i PD Klevis Balliu deklaroi sot se Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve dhe se qeveria shqiptare vijon ta paguajë miliona euro Mërtirin megjithëse është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion. Sipas tij, inceneratori i Tiranës merr çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 1 milion euro, ndërsa landfilli fiton disa miliona të tjerë nga depozitimi i çdo lloj mbetjeje të qarkut të Tiranës.

Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, se po i paguajnë  miliona euro për inceneratrët, Klodian Mertirit, i cili  është në kërkim ndërkomëbatrë për korrupsion.Ish deputeti Klevis, balliu, thotë se Shqipëria nuk është as në nivelin e Zimbabves, kur bëhet fjalë për të luftuar korrupsionin.

''Kur ai ka mundur të korruptojë Ministrin e Shëndetësisë në Zimbabve, janë të gjitha shanset që edhe firma e Edi Ramës, Arben Ahmetajt apo Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës të jetë e blerë me korrupsion. Partia Demokratike ka dhënë shumë prova gjatë këtyre viteve se inceneratorët si në Tiranë, Elbasan dhe Fier janë superafera korruptive, që mbajnë emrin e Edi Ramës.''

Partia demorkatike i  kërkon  SPKA-T, të nis hetimet ku objet të jetë kryebashkiku  Veliaj dhe kryemisnitri Rama.

''Në inceneratorin e Tiranës është e përfshirë direkt edhe banda e Lushnjës. Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë këtë korrupsion që të çon jo vetëm në zyrën e një ministri, por në zyrën e vetë kryeministrit të Shqipërisë.''

Sipas mediave biznesmeni shqiptar i cili ka përfituar inceneratore ne vleren e 400 milion eurove, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin e korrupsionit në Zimbabve.  Ai akuzohet për korrupsion bashkë me Ministrin e Shëndetësisë të atij vendi.

 

EMISIONET