Pavarësia e SHBA-së, Meta letër Trump-it: Gëzuar 4 korrikun, të vendosur të qëndrojmë krah jush

Pavarësia e SHBA-së, Meta letër Trump-it: Gëzuar 4 korrikun,

Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë sot 244 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Rebublikës Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi Presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij, Meta uron Trump për pavarësinë dhe uron që lidhjet ndërmjet dy vendeve të forcohen edhe më tej.

Letra e plotë e Presidentit Meta

''I dashur Zoti President,

Ndërsa 4 korriku po afron, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatët e tij do të festojnë lindjen e kombit tuaj të madh.

Po e shfrytëzoj këtë rast, që në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe popullin amerikan “Gëzuar 4 korrikun!”, si dhe t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer si një urë lidhjeje për miqësinë tonë të fortë e të përhershme.

Teksa Sh.B.A.-të festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë, kam kënaqësinë t’ju përcjell i dashur zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në interesin e përbashkët të të dy kombeve tona miq.

Duke festuar bashkarisht miqësinë tonë të bekuar, uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tej!

Ju lutem pranoni, zoti President, konsideratën dhe vlerësimin tim më të lartë!''

EMISIONET