Pasuesi i Manes, Liverpool ofron 35 mln euro për talentin e Villareal

Pasuesi i Manes, Liverpool ofron 35 mln euro për talentin e Villareal

Liverpooli kampion i Evropës në fuqi dhe shumë pranë titullit kampion në Premier League pas 30 vitesh po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon. 

Klubi anglez po synon që të ofrojnë në skuadër lojtarë të talentuar për të siguruar të ardhmen. Emeri më i lakuar për të mbërritur tek ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp është Samuel Chukwueze. 20-vjeçari po bën shumë mirë me fanellën e Villarreal dhe diçka e tillë ka bërë që në drejtim të tij të ketë shumë oferta. 

Një të tillë e ka bërë Liverpooli që në merkaton e janarit por drejtuesit e “nëndetëses së verdhë” e kanë refuzuar. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, “The Reds” kanë ofruar 35 milionë euro për nigerianin por një ofertë e tillë nuk i ka bindur drejtuesit e Villareal. Chukwueze është një futbollit më të ardhmen si shikohet si pasuesi i Sadio Manes.

EMISIONET