Pasi "mposhti" estradën me reperin algjerian, Dhurata Dora përgatit duetin me Noizyn

Këngëtarja Dhurata Dora ka arritur kulmin e karrierës pasi projekti i saj muzikor po dëgjohet kudo. Dueti me reperin algjerian, i titulluar "Zemër" mori pëlqimin e mënjehershëm të publikut.

Madje u konsiderua si hiti i verës pasi është kënga e parë në Shqipëri që arrin miliona klikime në vetëm pak ditë. Tani, Dhurata Dora duket se do sjellë një duet me Noizyn.

Menaxheri i këngëtares ka publikuar një fotografi të tyre në Instagram, të cilën e shoqëroi me disa imazhe ku nënkuptonte se "është sekret".

Nuk dihet ende nëse po zihet dicka në studion e reperit shqiptar për të sjellë një hit të ri në tregun muzikor.


EMISIONET