Këngëtari i njohur Robert Berisha prej 14 ditësh ka qenë i vetë izoluar në konviketet e Prishtinës pas kthimit nga koncertet e tij jashtë vendit. Gjatë periudhës së karantinës ai ka bërë disa deklarata që e kanë sjellë atë në qendër të vëmendjes.

Para se të futeshe në karantinë, ai u shpreh se një shqiptar i vërtetë nuk ka frikë nga koronavirusi.

Ditën e djeshme ai ka bërë testin e koronavirust dhe i doli negative, kështu kishte të drejtën e plotë për të shkuar në shtëpinë e tij. Ai ka bërë një postim në “Instagram”, ku tregon se tani do i dedikohet vajzës së tij Renee dhe i kërkon falje të gjithëve nëse ka ofenduar ndonjë gjatë daljeve të tij live në “Instagram”.

"Motra e vëllezër, ishalla jeni mirë kudo që të jeni. Unë do mundohem të hy në live prap pas një pushimi se e meritoj të kaloj pak kohë me vajzën time Renee. Kërkoj falje nëse është prekur dikush ose e kam ofenduar ndonjë shok a koleg gjatë këtyre tre netëve live në Instagram”, ka shkruar Roberti.

/Ora News.tv/