Pas vrasjes së Floyd, prokurori publikon videot, polici qëllon 6 plumba mbi shtetasin me ngjyrë dhe e lë të vdekur

Pas vrasjes së Floyd, prokurori publikon videot, polici qëllon 6

Ky është momenti kur një oficer policie në Neë Jersey, ShBA qëlloi për vdekje një shtetas me ngjyrë pasi e kishte ndaluar në mes të rrugës për tejkalim shpejtësie.

Pamjet u publikuan nga Prokurori i Përgjithshëm, Gurbir Greëal ditën e djeshme ku gjithsej ishin 11 materiale të regjistruara me audio dhe video.

Maurice Gordon u vra nga oficeri Sergeant Randall Wetzel më 23 maj, vetëm pak ditë përpara vrasjes së George Floyd.

Në videot e publikuara, polici e qëlloi 6 herë me armë zjarri pasi Gordon i bëri rezistencë arrestimit të tij.

Në një intervistë për Associated Press, avokati i tij, William O Wagstaff III deklaroi se Gordon u vra vetëm për shkak të ngjyrës pasi polici ishte i bardhë.

"Nëse Gordon do ishte i bardhë, do të ishte gjallë" - shprehet avokati.

Këto pamje e rëndojnë akoma më shumë situatën e krijuar në ShBA pas protestave masive që filluan pas publikimit të videos gjatë arrestimit të George Floyd.

EMISIONET