Pas ERTV, Rama zgjeron "median" e tij, tashmë e gjeni edhe në Youtube

Pas ERTV, Rama zgjeron "median" e tij, tashmë e gjeni edhe

Kryeministri Rama e ka shndërruar facebook-un e tij dhe ERTV-në kryesisht, në kanalin kryesor të komunikimit të tij publik.

Duke anashkaluar konferencat për shtyp dhe pyetjet e gazetarëve, Rama, pjesën dërrmuese të daljeve politike, apo masave anti-covid i ka dhënë pikërisht nga kjo dritare.

Në një kohë që kryeministrit i është vënë në dukje kjo “shmangie” nga mediet tradicionale dhe gazetarët, ai vendos të hedhë një tjetër hap.

Rama, siç duket do ta zgjerojë “median” e tij, duke hapur një kanal edhe në Youtube tashmë.

Ka qenë vetë kryeministri i cili e ka lajmëruar ditën e sotme (25 qershor) hapjen e këtij kanali.

EMISIONET