Pas 13 vitesh mungesë, këngëtari rrëfen: Partnerja më lutet t'i kthehem muzikës

Erion Korini, këngëtari tashmë i tërhequr nga tregu muzikor i ftuar në studion e emisionit BOOM ka folur edhe për jetën e tij private.

Edhe pse nuk preferon të flasë, ai jep disa detaje, duke thënë se është duke bashkëjetuar më një vajzë, e cila i lutet që t'i rikthehet muzikës.

Ai premton se do të vijë shpejt me një këngë të re.

Pjesë nga intervista

Rozana Radi: Ti ke dikë në jetën tënde?

Erion Korini: Po.

Fiori Dardha: Je i dashuruar, i martuar?

Erion Korini: Bashkëjetoj.

Fiori Dardha: Sepse 13 vite mungesë dhe publiku ka kuriozitet çfarë ka ndodhur.

Erion Korini: Bashkëjetoj dhe nuk kam dashur kurrë ta them këtë por ç'ti bëj Rozit që thotë do vish në emision, por do thuash çfarë të dua unë.

Rozana Radi: Vajza që ti jeton cfarë mendimi ka patur për ty sepse të ka  njohur Erionin këngëtar dikur, ndërkohë jeton me Erionin që ka hequr dorë nga muzika?

Erion Korini: Njohja me vajzën ishte shumë njerëzore jashtë kësaj aspektit të të qenurit publik.

Rozana Radi: Të shtyn për të vazhduar këngën?

Erion Korini: Më lutet, dmth më dëgjon ndonjëherë kur unë këndoj dhe ajo duke larë enët kthehet dhe më thotë të lutem këndo prap.

Fiori Dardha: Do ketë një rikthim, qoftë edhe për të kënaqur partneren tënde?

Erion Korini: Kjo tashmë nuk është vetëm në dorën time, por edhe të atij rrethi të ngushtë që them unë.

Fiori Dardha: Ja tekstin ta bën Rozi.

Rozana Radi: Realisht është shumë e vështirë të shkruash e para për një mik dhe  dyta për një njeri që është shumë selektiv. Erioni në momentin e parë që vendos ta bëjë një këngë, e vendos sot dhe kënga del pas  4 vitesh.

Erion Korini: Them se po, do ketë jo një rikthim, por do ketë…

Rozana Radi: E rëndësishme është që ti të rikthehesh me një këngë të re.

Erion Korini: E premtoj këtu para jush.

EMISIONET