Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Ish tekniku i të kuqve ka lënë shije të mirë te presidenti, Gazmend Demi, i cili ka vendosur t'i besojë sërish stolin e ekipit të tij.

Madje, gazetari i njohur për marrëveshjet e merkatos, Gianluca di Marzio zbulon se Sormani ka firmosur tashmë, me prezantimin që do të bëhet në orët e ardhshme.

Duke iu referuar këtyre burimeve, tekniku që drejtoi Partizanin në vitin 2016 ka firmosur për gjashtë muaj, pra deri në fundin e sezonit aktual. Ndërkaq, në rast të fitimit të titullit kampion, Sormani do të zgjas "martesën" me Partizanin edhe për 2 vite.

Aktualisht, Partizani drejtohet nga Renaldo Kalari, me ish mbrojtësin që mori vendin e lënë bosh pas largimit të Franco Lerda.


/Ora News.tv/