Parisi shpërthen në flakë në përpjekje për të ndaluar koncertin e reperit të famshëm

Parisi shpërthen në flakë në përpjekje për të

Policia evakuoi stacionin hekurudhor Gare de Lyon në Paris pasi zona u përfshi nga një zjarr i madh në përpjekje për të prishur koncertin e këngëtarit Fally Ipupa, yllit kongolian të muzikës rap.

Kundërshtarët politikë të qeverisë DR Kongo i vunë zjarr skuterëve të parkuar, motoçikletave dhe koshave të mbeturinave, duke penguar edhe zjarrfikësit që të shuanin flakët.

Policia i përshkroi përpjekjet për të parandaluar zjarrfikësit të arrinin në vendin e ngjarjes si "sjellje skandaloze".

Protestuesit e akuzojnë këngëtarin Fally Ipupa se është shumë afër qeverisë së Kongos.

Policia kishte ndaluar më parë protestat kundër koncertit, duke përmendur një "kontekst të tensionuar politik".

Edhe në të kaluarën, një nga koncertet e tij në Paris, në La Cigale, u anulua për shkak të protestave të protestuesve.

Pikërisht për shkak të kërcënimeve të marra, këngëtari nuk ka performuar në territorin francez për rreth një dekadë. Protesta ishte ndaluar nga prefektura.

EMISIONET