Për ekspertin e ekonomisë Panajot Soko, qeveria ka qenë e papërgjegjshme lidhur me qytetarët gjatë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, ai tha se i duhet kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama, pasi për të termi qeveri është e gabuar.

Panajot Soko: ''Si vazhdojmë ne të diskutojmë për këtë fakt? Ne e dimë se çfarë qeverie kemi. E kuptioni se çfarë po bëjmë? Po kërkojmë përgjegjshmëri nga kjo qeveri. Çfarë llogarie t'i kërkojmë? Ne po përdorim termin e gabuar. Nuk i kërkojmë llogari qeverisë, por t'i kërkojmë llogari Edi Ramës. Nuk ka qeveri, se qeveria është institucion. Ne nuk kemi qeveri, ne kemi Edi Ramën. Të diskutosh për përgjegjshmëri, tani që u bë 7 vjet, ne i kemi parë të gjitha. Momenti i parë është ky?''

/Ora News.tv/