Ky është momenti tronditës kur një protestues është qëlluar katë herë me pistoletë nga një efektiv policie gjatë një përleshje të dhunshme mes policëve dhe protestuesëve në New Mexico.

Në video shihet kur Steven Baca, gjuan katër herë ndaj demonstruesit Scott Williams. Policët në Albuquerque arrestuan Baca, 31 vjeç, menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Scott është në gjendje kritike për jetën në spital.

Scott ishte një nga personat që kërkonte heqjen e sklupturës 'La Jornada'  të një guvernatri kolonial spanjoll të shekulit të 16-të, i cili njihet për masakrimin e vendasve.

Nga pamjet shihet se prtestuesi Williams ishte qëlluar në shpinë dhe vendi ishte mbushur plot gjak.


/Ora News.tv/