Pamje shokuese në Australi: Treni me pasagjerë del nga shinat dhe shkëputen vagonat

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pasi një tren me 160 pasagjerë doli nga shinat në hekurudhën ndërmejt Sidneit dhe Melburnit.

Treni i pasagjerëve i cili mund të arrijë shpejtësinë deri në 160 km / orë doli nga shinat pak para orës 8 të mëngjesit afër qytetit të Wallan, 50 km në veri të Melburnit.

Policia e Viktorias tha që dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes kur treni doli nga shinat dhe vagonat u shkëputën. Besohet se një prej viktimave ështe shoferi.

Katër persona janë dërguar në spital në një gjendje të qëndrueshme, tha një zëdhënës i Ambulancës Victoria. Një pasagjer tha se vagonat u shkëputën kur treni doli nga shinat, megjithatë shumica e njerëzve ishin në gjendje të dilnin vetë nga treni, shkruan Daily Mail.

Treni ishte larguar nga Stacioni Qendror në orën 7.40 të mëngjesit të së enjtes dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Stacionin Jugor të Melburnit në orën 6.30 të pasdites.

''Për fat të mirë vetëm disa njerëz u plagosën në vagonin ku ishim ne. U duk sikur treni do fluturonte, vagonët thuajse u shtypën dhe ne shpejtuam të dilnim jashtë, shkruajti pasagjeri Dr Scott Rickard në Twitter'', shkruajti pasagjeri Dr Scott Rickard në Twitter.

Raportohet se linjat hekurudhore midis Melburnit dhe Sidneit janë mbyllur deri në një afat të pacaktuar.

EMISIONET