Kjo është zona arkeologjike në shpatet e Përroit të Koranit në Himarë ku u gjetën varret tumulare që datojnë nga shekulli 15-12 përpara Krishtit.

Në videon e siguruar nga Ora Neës, paraqitet pamja nga lartë e kësaj gjetje të rëndësisë së veçantë.

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa i cili ka kontaktuar me grupin e arkeologëve që kanë punuar në këtë zonë thotë se kjo do të hedhë dritë mbi historinë tonë të hershmërisë duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë.

Lexoni edhe: Varrezat tumulare në Himarë tërheqin vëmendjen e mediave dhe arkeologëve të huaj


/Ora News.tv/