Kryeqyteti francez mund të konsiderohet si qyteti më romantikë në botë, por ai ka edhe një problem tejet të madh, atë të minjve. Qyteti është i mbushur plot me brejtës dhe kjo video e "Le Parisien" në një kapanon të mbushur plot me minj është vetëm një nga dëshmitë e shumta të jetës "nëntokësore" të qytetit.

Personi që filmoi videon thotë se minjtë kanë sulmuar edhe kolegët e tij që merren me pastrimin e qytetit.

Video, e filmuar në dhjetor 2017 në brigjet e lumit Seine midis Musee d'Orsay dhe Pont Royal, tregojnë një anë shumë më pak romantike në qytetin e dashurisë.

Në pamje, një tufë e madhe me minj po përpiqen për të shtypur njëri-tjetrin për grumbullimin e ushqimit.

Ajo që mund të jetë edhe më alarmante është se kjo nuk është një vend i pazakontë në kryeqytet, por një realitet i ashpër "për parisienët dhe turistët, të cilët vijnë për të vizituar qytetin më të bukur në botë", tha kolektori i mbeturinave është i mbushur plot me minj.

"Për një vit, ka pasur një përhapje të minjve në të gjitha zonat që kufizohen me Seine", tha ai për Le Parisien. Minjtë e filmuar në kazan janë djegur.

Mbledhësit e plehrave po i bëjnë thirrje qytetit që të "marrë masat për të zhdukur problemin".

Autoritetet e qytetit thonë se ata janë të vetëdijshëm për problemin dhe pranuan se po shohin "gjithnjë e më shumë minj në vende publike", raporton Le Parisien. Mao Peninou, nënkryetari i bashkisë, i ngarkuar për pastërtinë, tha se bashkia e qytetit ka ndarë 1.5 milionë euro për të luftuar dëmtuesit në shtatorin e kaluar dhe ka kryer disa operacione në terren.

/Ora News.tv/