Pacientja e infektuar me koronavirus sjell në jetë një foshnje në Kosovë

Pacientja e infektuar me koronavirus sjell në jetë një foshnje

Një rast shëndetësor aspak i zakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë.

Një paciente e cila ishte e infektuar më Covid-19, ka lindur mbrëmjen e djeshme

Ka qenë drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ai që e ka konfirmuar këtë lajm, për Koha.net.

Ai ka thënë se pacientja është shëruar, duke shtuar se dje për herë të dytë ka rezultuar negative.

Ismaili tutje ka shtuar se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për koronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, tha ai.

Ismaili tutje ka shtuar bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë do të konsultohen nëse foshnja do të testohet për koronavirus.

(foto ilustuese)

EMISIONET