Opozita serbe: Veprimet e Vuçiç çojnë Kosovën drejt OKB-së

Opozita serbe: Veprimet e Vuçiç çojnë Kosovën

Deputetët e opozitës serbe kërkojnë seancë të jashtëzakonshme, ngase, sipas tyre, Vuçiç me veprimet e tij Kosova po shkon drejt OKB-së.

Grupi i deputetëve të opozitës kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë për, siç thonë ata, “presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës”.

Shefi i grupit parlamentar të lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviç, deklaroi se me këtë nismë kërkohet që pyetjeve të deputetëve t’u përgjigjen kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ministri i jashtëm, Daçiq, ai i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, derjtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, bëjnë ditur mediet serbe.

“Kërkojmë që në mbledhje të marrë pjesë edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili aktivisht merr pjesë në dialogun për të ardhmen e Kosovës, deklaroi Obradoviç, transmeton RTK.

Tutje ai kritikoi edhe kryetaren e Parlamentit, Maja Gojkoviq, e cila, sipas tij, për një vit e gjysëm nuk ka organizuar një takim të duhur për temat tejet aktuale.

“A ka tema më të rëndësishme e më aktuale sesa fati i Kosovës? Aleksandar Vuçiq, simulon njëfarë dialogu të brendshëm për Kosovën, ndërkohë që organi më i lartë shtetëror nuk merr pjesë në trajtimin e kësaj çështjeje. A është normale kjo?”, pyeti opozitari Obradoviq.

Më tej ai vazhdoi të dërgojë kritika në adresë të Vuçiqit, duke e cilësuar atë si një njeri, i cili ka për detyrë që në vitet e ardhshme ta njohë pavarësinë e Kosovës, natyrisht, “sipas udhëzimeve të mentorëve perëndimor”, transmeton RTK.

“Pse kryetari Vuçiq nuk vjen në Parlament e të dëshmojë për presionin ndërkombëtar lidhur me çështjen e Kosovës, por këtë e bën në mediet e vendit”, theksoi Obradovç.

Më tej, depueti Obradoviq ftoi deputetët tjerë t’i bashkohen nismës së tij për një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit serb.

Të një mendimi me deputetin Obradoviq është edhe deputeti tjetër opozitar, Sasha Radulloviq, i cili deklaroi se “Perëndimi po bën presion ndaj Serbisë që Kosova bëhet anëtare e OKB-së dhe Vuçiç deri më tani, me veprimet e tij po shkon në atë drejtim”.

EMISIONET