OFL, Alket Hyseni: Krimi nuk po ndihet komod, po përdor zëra mediatik dhe politik për tu mbrojtur

OFL, Alket Hyseni: Krimi nuk po ndihet komod, po përdor zëra mediatik

Për deputetin e PS-së, Alket Hyseni, goditja e pasurisë së krimit është një mjet shumë efikas.

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Hyseni është shprehur se OFL vjen në një moment kur reforma në drejtësi po jep frytet e veta.

Alket Hyseni: Duhet bërë ndjekja e parave. Nëse krimineli mund të rriskojë disa vite burg, por do të fitojë para ai e merr këtë risk. Krim do të ketë përherë. Goditja e pasurive të krimit është një mjet shumë efiçent, nuk është një shpikje e jona, por ka një sërë vendesh që e kanë si praktikë. Vjen në këtë moment OFL sepse reforma në drejtësi po jep frytet e veta. Vettingu po bën punën e vet.  Jo kushdo është në shportën e OFL, janë vepra që kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe krimin e organizuar. 

Hyseni po ashtu, ka shtuar se buja e madhe e këtij procesi po bëhet nga mediat, pasi komunikimi me publikun është detyrim ligjor. Sipas tij krimi nuk po ndihet komod dhe po përdor politikën e mediat për tu mbrojtur.

Alket Hyseni: Bujën e mediatike e bëni ju të medias, policia ka vetëm detyrimin ligjor që të bëjë komunikim e publikut. Bëhet fjalë për krimin e organizuar që janë shumë të rrezikshëm. I komunikohet publikut veprimi ditor i operacionit, nuk është bujë. Krimi i është i avancuar në ide dhe teknologji, për të përfshirë elementë të shoqërisë dhe biznesit. Sofizmat ti bëjnë ekspertët dhe analistët e studiove televizive. Krimi nuk po ndihet komod. Krimi po përdor zëra mediatik dhe politik për tu mbrojtur. Krimi është i tmerruar dhe nuk po di ku të mbledhë dokumentacioni për tu justifikuar. 

EMISIONET