Nuk ishin takuar prej muajsh, piloti ushtarak surprizon qenin

Nuk ishin takuar prej muajsh, piloti ushtarak surprizon qenin

Piloti ushtarak, Zack Vohaska ka surprizuar qenin e tij pasi është kthyer në shtëpi nga shërbimi i tij në Afganistan.

Kur ai u largua, mungesa iu ndje nga miqtë dhe familja, por më shumë nga qeni i tij. Në momentin që u kthye në shtëpi, Zack kishte dëshirë të surprizonte Buddy-n.

Ai u shtri në divan dhe miku i tij e mbuloi me batanije e jastikë, por qeni i rracës Golden Retriever nuk vonoi ta gjente.

Sapo e pa, Buddy iu hodh sipër duke e përqafuar ndërkohë që tundte bishtin me shpejtësi. Ata nuk ishin parë prej 6 muajsh.

EMISIONET