Një vajzë 7-vjeçare nga India shkoi në polici pasi babai i saj theu premtimin për të bërë një tualet.

Hanifa Zaara i shkruajti një letër zyrtarëve ku i thoshte se babai e kishte mashtruar dhe duhej të arrestohet. Më pas shtoi se ndihej e turpëruar sa herë që duhet të dilte jashtë për të kryer nevojat personale.

Sipas statistikave të Unicef, shumë indianë nuk kanë tualete dhe rreth 500 milionë prej tyre i kryejnë nevojat në ambient të hapur.  Edhe kur shohin vende që kanë tualet, ata nuk i përdorin.

Hanifa jeton me prindërit e saj në Ambur dhe nuk ka patur kurrë tualet në shtëpinë e saj. Ajo tha për korrespondentin e BBC se shumë familje në lagje e kanë.

Për këtë arsye, i kërkoi babait të ndërtonte tualet në shtëpi. “Unë isha e turpëruar për të dalë jashtë dhe ndihesha keq kur njerëzit më shihnin mua”, tha Hanifa.

Për kërkesën që i bëri të atit, u frymëzua nga shkolla, ku mësoi se çfarë problemesh shkaktohen kur nuk shkon në tualet.

/Ora News.tv/