Nuk deklaroi në kufi 40 mijë paundë, procedohet penalisht 35-vjeçari në Elbasan

Nuk deklaroi në kufi 40 mijë paundë, procedohet penalisht

Një 35-vjeçar është kapur në Elbasan duke lëvizur me një shumë të madhe paundësh në makinë.

35-vjeçari është proceduar për mosdeklarim në kufi dhe fshehje të të ardhurave, pasi ka kaluar 40 mijë paundë.

Policia e ka ndaluar 35-vjeçarin në vendin e quajtur Bradashesh.

“Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e  masave “Për kontrollin e territorit dhe personave me precedent kriminal që mbajnë armë pa leje” shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një automjet, drejtuesi i të cilit dyshohej se mund të merrej me veprimtari të kundërligjshme. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Porsche", me drejtues shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vodice, Berat, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të mjetit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë paund, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument për burimin e tyre.” – njofton policia.

Shtetasi A. S. është shoqëruar në ambientet e komisariatit Elbasan.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

EMISIONET