Nuk bashkohet me ekipet e tjera, lojtarët e Manchester Cityt do të paguhen normalisht

Nuk bashkohet me ekipet e tjera, lojtarët e Manchester Cityt do të

Pavarësisht se shumë klube të Premier League kanë pezulluar pagat e lojtarëve të tyre, Manchester City ka vendosur të ndërmarrë një tjetër rrugë.

Asnjë prej lojtarëve të ekipit Citizens nuk do t’i shkurtohet apo pezullohet rroga.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Omar Berrada u dërgoi nga një letër të gjithë lojtarëve të klubit se skuadra do t’i paguajë ata normalisht.

Ai gjithashtu i shpjegoi se kjo ishte zgjidhja e vetë stafit drejtues të klubit, pavarësisht se do të ketë pasoja negative më pas.

Të gjithë pjesëtarët dhe punonjësit e Manchester Cityt nuk do të largohen nga puna pavarësisht përhapjes së COVID-19.

EMISIONET