Fotografitë e fundit që publikoi Nora Istrefi në Instagram morën vëmendjen e të gjithëve. Këngëtarja zgjodhi një kostum ngjyrë 'nude' me të zezë për të bërë disa poza.

Pëlqime dhe komente mori nga shumë fansa, kolegë e të afërm, por askujt nuk do ia merrte mendja që do reagonte edhe Robert Berisha.

Ish-partneri i saj duket se nuk i rezistoi imazheve dhe i bëri një zemër "pëlqim". Por kjo zgjati vetëm pak pasi Roberti e hoqi pëlqimin.

Nuk dihet arsyeja përse e bëri këtë veprim, ndërkohë që të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

/Ora News.tv/