Nora i dedikon këngë Robert Berishës: Ai është gjithçka që unë kam, është jeta ime

Nora i dedikon këngë Robert Berishës: Ai është

Nora Istrefi ka publikuar një baladë dashurie në bashkëpunim me Gjikon. Mendohet se kënga iu është dedikuar ish-bashkëshortit të saj Robert Berishës.

“Ai është gjithçka që unë kam, është jeta ime,” është një nga vargjet që këndon Nora.

Në baladën që pritet të kthehet në hit, ajo i bën thirrje një vajze, Annës, të mos i marrë dashurinë e jetës së saj.

“O Anna, no no Anna, dashurinë time mos e merr, e di që mundesh, por nuk është e drejtë,” këndon Nora.

Mos do të thotë kjo se një femër tjetër ka hyrë në jetën e Robert?

Këngëtarja nuk ka bërë koment nëse kënga është e lidhur drejtpërdrejt me marrëdhënien e saj e ish-bashkëshortin.

Ndërsa Robert Berisha vetëm 1 javë më parë nxori këngën “Ajo nuk është unë” me të cilën konkurron në Festivalin e RTSH-së. Edhe kjo këngë mendohet se iu është dedikuar Norës.  

EMISIONET