Një tjetër lojtar i Juventusit i infektuar me Covid-19

Klubi italian i futbollit Juventus njoftoi të martën e 17 marsit se mesfushori i tyre, francezi Blaise Matuidi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Juventusi në faqen e saj të internetit tha se Matuidi është në izolim shtëpiak që nga 11 marsi dhe ndodhet në gjendje të mirë e të qëndrueshme.

"Ai do të vazhdojë të monitorohet dhe do të ndjekë të njëjtin regjim", shtoi klubi.

Përfaqësuesi francez u bë lojtari i dytë i Juventusit pasi Daniele Rugani po ashtu u diagnostikua me virus javën e kaluar.

Të gjitha aktivitetet sportive në Itali janë pezulluar deri më 3 prill dhe i gjithë vendi është në mbyllje gati-totale.

Deri më tani në Itali janë shënuar 2,503 viktima dhe 31,506 të infektuar nga Covid-19.

EMISIONET