Një tjetër rast i dyshuar i koronavirusit po hetohet në Klinikën Infektive në Shkup, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Venko Filipçe.

Bëhet fjalë për një udhëtar nga Dubai që ka hyrë në Shkup 6 ditë më parë.

Ministri tha në një deklaratë për shtyp këtë mëngjes se rezultatet për këtë pacient do të dalin për 2-3 orë.

"Disa orë më parë u pranua një pacient i cili qëndroi gjashtë ditë në Dubai, ka simptoma të gripit, dhe rezultatet do të jenë gati për rreth 2-3 orë," tha Filipçe

Më herët një tjetër pacient i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup me simptoma të gripit rezultoi negativ ndaj koronavirusit.

Dje Ministria e Shëndetësisë ngriti nivelin e gatishmërisë në nivelin më të lartë. U krijua një Shtab i Krizave brenda ministrisë dhe masa të reja të zgjeruara për të parandaluar dhe trajtuar koronavirusin.

/Ora News.tv/