Një mjeke te Infektivi dyshohet se është me Covid-19, raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi.
Gjatë ditës së sotme ka pasur simptomat të ngjashme me ato të Covid-19.
Pritet t’i dalin analizat pas testit, ndërkohë pritet edhe reagimi i ministrisë së Shëndetësisë.
Nga ana tjetër, ditën e sotme u bë e ditur se drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ndodhet në ballë të luftës kundër koronavirusit me numrin 127 të vënë në dispozicion të çdo urgjence, ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19.
/Ora News.tv/