Një 40-vjeçar plagoset me thikë në plazh, përfshihet dhe në aksident gjatë transportimit për në spital
Një konflikt verbal mes disa personave ka degraduar në përdorimin e thikës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në plazhin "Mango" në Sarandë.
I plagosuri i identifikuar si Berti Tahiraj gjatë transportimit me makinë private drejt spitalit të Sarandës është përfshirë në aksident rrugor.
Aktualisht ai ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Familjarët ndërkohë kanë tentuar të dhunojnë gazetarët që ndodhen në spital, duke kërkuar të mos filmojnë. Edhe policia u ka kërkuar të largohen.
Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.