Shembet tregu i rrobave të përdorura, përdorej nga komuniteti rom

Shembet tregu i rrobave të përdorura, përdorej nga komuniteti rom

Inspektorët e INUK dhe policia bashkiake kanë shembur këtë të martë tregun e rrobave të përdorura që përdorej nga komuniteti rom. Ata shprehen se ende nuk e dinë se ku do vijojnë punën e tyre, pasi u janë dhënë disa opsione, por njëkohësisht kanë frikë për banesat e tyre që ndodhen tek tregu.

Tregu i rrobave të përdorura në zonën pranë mbikalimit të pallatit me shigjeta është shembur këtë të martë.

Që në mëngjes zbarkuan inspektorët e INUK dhe policisë bashkiake, të cilët nisën punën për shembjen e kioskave që përdoreshin nga komuniteti rom.

Ndonëse prej javësh kanë protestuar për shembjen e këtij tregu, këtë të martë atyre u kishte mbetur vetëm të shikojnë fadromat duke shembur tezgat.

 Tashmë që tezgat që përdornin për sigurimin e të ardhurave të përditshme, ata shprehen se kanë frikë për banesat, të cilat ndodhen ngjitur me tregun.

"Na i prishën këto po kemi frikë për shtëpitë. Kemi 30 vjet që e zotërojmë këtë tokë, nuk e di pse shteti nuk na e legalizon. Na thonë ka treg atje, atje ka treg vetëm për 40 tregtarë."

Përfaqësuesi i komuniteti rom dhe egjiptian, njëkohësisht dhe deputet i kuvendit, Rivelino Çuno, shprehet se ende nuk ka një plan konkret si do funksionojë tregu dhe ku do vendosen tregtarët.

 "Nuk mund të flas për garanci përsa kohë nuk ka një plan të zbardhur, të qartë se në  çfarë përmasash do të prishet kjo. Për momentin kanë thënë që do prishen vetëm shtëpitë, nëse kjo degradon dhe fillojnë të prishen shtëpitë do të kemi tjetër qasje për këtë situatë."

Krahas rrezikut të prishje së tregut, banorët e komunitetit rom, prej një muaji protestojnë dhe për ndihmat që bashkia shpërndan.

 

EMISIONET