Ngrin Ibra, Milani hedh grepat për sulmuesin "vrasës" të Juventusit

Ngrin Ibra, Milani hedh grepat për sulmuesin "vrasës"

Milani është i destinuar të bëjë një merkato intensive në janar pasi klubi është aktualisht shumë larg pritshmërive. 

Të gjendur në këtë situatë drejtuesit kuqezinj ka vijuar punën për të sjell në "San Siro" lojtarë cilësor sidomos në repartin e sulmit. Sipas gazetës italiane "Corriere della Sport", bisedimet me Zlatan Ibrahimovic janë ngadalësuar dhe "plani B" i Milanit është sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic. 

Kroati nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri dhe prej kohësh po kërkon një skuadër të re. Marrëdhënia e mirë me Zvonimir Boban e Marios mund ta bëjë të realizueshme këtë pistë. Mandzukic është një nga sulmuesit më të frikshëm sa i takon golave të shënuar në zonën e 16 metrave.  

EMISIONET