Angela Martini është një prej vajzave më të bukura dhe të suksesshme në botë, e cila ka vendosur të tregojë rrugëtimin e saj në një libër.

Në një libër autobiografik, modelja me origjinë shqiptare do të tregojë sakrificat e nënës së saj, e cila emigroi nga Shqipëria drejt Zvicrës.

Në një intervistë për MEA Worldwide, ish Miss Universe Albania citon historinë e nënës duke thënë: "Një herë e një kohë, një vajzë lindi në mes të rrugës në një fshat të Shqipërisë. Ajo vajzë u rrit dhe lindi vogëlushen e saj. Ato e donin shumë njëra-tjetrën dhe jetuan së bashku në Shqipëri derisa u ndanë nga trazirat shoqërore dhe lufta civile".

Synimi i Angela Martinit në këtë libër është që femrat të mos e viktimizojnë veten, por të punojnë fort për të arritur synimet e tyre.

Ndër të tjera, supermodelja nuk do harrojë të përmendë konkursin e bukurisë të organizuar nga Donald Trump në vitin 2010, ku doli në vendin e gjashtë.

Që prej vitit 2017, ajo është e martuar me ‎Dragoş Săvulescu, me të cilin bën një jetë të lumtur. Momentalisht, ajo është ndër femrat më të ndjekura në botë dhe me ndikim të madh në fushën e modës.

/Ora News.tv/