Nga qelia në fitues i derbit, Alban Hoxha i provon të gjitha brenda javës

Alban Hoxha ishte surpriza e Skënder Gegës në derbin numër 151 të kryeqytetit.

Gardiani i Partizanit ishte titullarë në ndeshjen kundër Tiranës, me të kuqtë që triumfuan me shifrat 2-1. Një vendim disi i çuditshëm nga tekniku Gega, i cili në konferencën për shtyp pohoi se Hoxha nuk do të ishte as pjesë e skuadrës.

Kujtojmë që pak ditë më parë Hoxha u ndal nga policia e kryeqytetit, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. / Foto LSA. Malton Dibra.





EMISIONET