Nga 11 maji shtohen bashkite e gjelberta, hapen parukerite, klinikat dentare

Nga 11 maji shtohen bashkite e gjelberta, hapen parukerite, klinikat dentare

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjeve duke filluar nga 11 maji, por edhe në 18 maj.

Ndersa 18 maji duket se do të jetë data kur shumica e aktiviteteve do të fillojnë punë. 

Nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Sipas ministrisë në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Nga e hëna do të hapen, klinikat dentare, parukerit, berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare. Ndërsa në 18 maj do të nisë matura shtetërore, do hapen muzetë, sportistët do bëjnë stërvitje individuale. Ndërsa deri në një urdhër të dytë transporti do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur.

Hapjet e bizneseve në 11 maj

Nga 11 maji lejohet të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë me të cilat biznesi është njohur, klinika dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Një tjetër lehtësi nga 11 maji dita e hënë do të jete për të riatdhesuarit, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë.

18 maj, procesi mësimor dhe matura shtetërore

Në vijim të planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm sa i takon rasteve aktive ditore, numrit të të shtruarve në spital, apo pacientëve në terapi intensive kemi planifikuar që prej 18 majit të vijojmë me një seri tjetër të lehtësimeve. Do të vijojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga ISHP.

18 maj, hapen qendrat tregtare

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, baret dhe restorantet vetëm për ambientet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Te riatdhesuarit, vetëkarantinim në shtëpi

Duke filluar nga data 18 maj shtohen fluturimet e riatdhesimit me detyrimin për vetëkarantinim në banesë.

Hapen muzetë

Prej datës 18 maj planifikohen të hapen në rregulla rigoroze muzetë, galeritë e arteve dhe siteve arkeologjike sipas protokolleve.

Stërvitja individuale e sportisteve

Po ashtu nga e hëna 18 maj do të lejohen stërvitjet individuale të sportistëve në ambientet e hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara kulturore dhe sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Transporti ende i mbyllur

Po ashtu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimi i personave deri në 5 persona në ambientet publike, si dhe do të mbetet i mbyllur edhe transporti publike.

EMISIONET