Nëse qëndroni miq me ish-in, jeni psikopatë

Nëse qëndroni miq me ish-in, jeni psikopatë

Nëse lidhjet tuaja përfundojnë me shprehjen: "Shpresoj që të qëndrojmë miq", bëni mirë të mos pranoni.

Një studim i ri i publikuar në revistën 'Personality and Individual Differencës' tregon se nuk është shenjë pjekurie nëse qëndroni miq me ish-partnerin.

Thuhet se nëse pranoni të bëni një gjë të tillë, keni tendenca psikopatike. Kjo gjë u analizua nga 861 persona bazuar në historitë e tyre të dashurisë.

Ata u pyetën për lidhjet që kanë si dhe për momentet kur kanë pranuar të qëndrojnë miq me ishin. Më pas iu dha një pyetësor për të përcaktuar cilësitë narcisistë dhe psikopatike.

Sipas rezultateve, ata shfaqën tipare të errëta personaliteti dhe pëlqenin të qëndronin në kontakt me ish-partnerët.

Nëse psikopatët njihen për aftësinë për të joshur në mënyrë të rremë, ata e kanë më të lehtë të vazhdojnë një marrëdhënie stratëgjike në një kohë të gjatë pasi marrëdhënia aktuale ka përfunduar. Ata e konsiderojnë si një mënyrë përfitimi.

EMISIONET