Nëse konsumoni këtë ushqim, nuk do prekeni kurrë nga kanceri i mushkërive

Nëse konsumoni këtë ushqim, nuk do prekeni kurrë nga kanceri

Ushqimi i specave djegës mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimit të kancerit të mushkërive, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi, botuar në revistën Experimental Biology, zbuloi se capsaicin, një përbërës që gjendet natyrshëm në specat djegës, ndihmoi në frenimin e sëmundjes në fazat e hershme të saj.

Studiuesit ekzaminuan qelizat kancerogjene të mushkërive tek njerëzit dhe u vu re se ky përbërës ndaloi këto qeliza të lëviznin në inde të tjera.

Duke folur për gjetjet, Jamie Friedman, autori kryesor i studimit dhe kandidati i doktoratës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Marshall, Joan C. Edvard, reflektoi mbi zhvillimet e mundshme të kujdesit shëndetësor që mund të vijnë pas hulumtimit.

"Kanceri i mushkërive dhe kanceret e tjerë zakonisht metalizohen në vende sekondare si truri, mëlçia apo kocka, duke i bërë ato të vështira për t'u trajtuar," shprehet ai. "Studimi ynë sugjeron që përbërja natyrale capsaicin nga specat djegës mund të përfaqësojë një terapi të re për të luftuar metastazën në pacientët me kancer të mushkërive."

Akademiku vazhdoi të theksonte se hulumtimet e mëtejshme do të ishin të nevojshëm për të ndihmuar në tejkalimin e efekteve anësore të mundshme të pakëndshme që përjetohen zakonisht kur merren shpesh specat djegës.

"Shpresojmë që një ditë capsaicin të përdoret në kombinim me kimoterapeutikë të tjerë për të trajtuar një shumëllojshmëri të kancereve të mushkërive. Sidoqoftë, përdorimi i capsaicin klinikisht do të kërkojë tejkalimin e efekteve të tij të pakëndshme anësore, të cilat përfshijnë acarim gastrointestinal, ngërçe në stomak dhe një ndjesi djegieje", shprehet ai.

EMISIONET