"Nëse keni rrufë apo grip, shkoni në shtëpi dhe pushoni!"

Ndërsa një valë gripi ka përshirë rajonin, Instituti i Shëndetit Publik në një postim në facebook ka një porosi të qartë për qytetarët që të marrin masa që në fazën e parë të shfaqjes.

Nëse keni rrufë apo grip, thotë ISHP, shkoni në shtëpi dhe pushoni, konsultohuni me mjekun tuaj.

ISHP sugjeron gjithashtu marrjen e masave mbrojtëse që mund të zvogëlojnë rrezikun e gripit:
-Ruani higjenën vetjake.
- Shmangni përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve.
-Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit.

EMISIONET