Negociatat, “Po” me kushte për Shqipërinë, duhen plotësuar kushtet e Bundestagut dhe të Greqisë

Negociatat, “Po” me kushte për Shqipërinë, duhen

Ndonëse me disa kushte, Këshilli i Ministrave i BE-së ra dakord të miratojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Komisioneri për zgjerimin Oliver Várhelyi, kërkoi përgatitjen me shpejtësi kornizës së negociatave, ndërsa kryeministri Rama u zotua se vendi do të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja. 

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian ra dakord të miratojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Prej një kohe të gjatë Komisioni Europian ka gjykuar se Tirana dhe Shkupi ishin gati për të filluar negociatat e pranimit, pas ndërmarrjes së reformave demokratike dhe, në rastin e Maqedonisë së Veriut, duke ndryshuar emrin e vendit për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjashtë me Greqinë fqinje.

Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave, komisioneri për zgjerimin Oliver Várhelyi, kërkoi përgatitjen me shpejtësi kornizës së negociatave, dokument që tregon fillimin formal të procesit të anëtarësimit.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë realizuar reformat e kërkuara, kanë arritur rezultate të rëndësishme dhe kanë treguar se puna sjell rezultate. Komisioni Europian nga ana e tij do të paraqesë me shpejtësi në tryezë kornizën e negociatave.”

Brukseli po përdor perspektivën e anëtarësimit për të nxitur reforma demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të përmbushë çdo kusht të Brukselit, ndonëse sipas tij vëmendja kryesore do të jetë kapërcimi i gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Por deri në mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave, Shqipëria duhet të ketë përmbushur një sërë kushtesh, të cilat do të verifikohen nga Komisioni.

Së pari vendi duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Trajtim të aplikimeve të pabazuara për azil dhe sigurimi i riatdhesimeve dhe ndryshimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme.

Përmbushja Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve.

EMISIONET